Presidenti i Bundestagut Gjerman uron kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja me Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, dr. Wolfgang Schäuble.

Ai e ka uruar zonjën Osmani për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e kreut të Budestagut gjerman.

Në këtë telegram, z. Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë zonjën Osmani në Berlin.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme