Presidenti i kërkon Parlamentit ta mbrojë deputetin Pacolli nga kërcënimet e “grupit të Kurtit” me arrestim

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveçlës, aktualisht ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme ndaj deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Thaçi ka thënë se kërcënimi i Svecles është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi

Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme