Presidenti i Këshillit Evropian: E mbështes “Ballkanin e Hapur”, t’i bashkohen të gjitha shtetet

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se ai vetë personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.

Ndërsa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, presidenti i KE deklaroi se uron që të gjitha shtetet e rajonit të bashkohen me këtë nismë në mënyrë që të krijohet një lloj inteligjence kolektive.

Kjo sipas Michel do ta lehtësonte afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Lidhur me pyetjen e parë. Kur kjo ndarje u ura në drejtimin e anasjelltë, natyrisht është përligjur që në Shqipëri të ketë padurim. Unë jam një mik i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë më të cilat jemi përballur. Pas disa javësh do të kemi një mbledhje të fundit dhe janë bërë përpjekje të mëdha politike për ta zgjidhur këtë situatë. Shpresoj që do të jemi në gjendje që ta bëjmë këtë gjë para qershorit. Pozita e kryeministrit është e arsyeshme lidhur me këtë.

Ballkani i Hapur, më lejoni ta përsëris unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen me këtë nisëm. Do të jenë më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar. Kjo do ta lehtësojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Duhet krijuar kjo platformë politike, duhet bërë ky hap integrimi në planin politik, për t’u mbledhur të gjithë, për të pasur një inteligjencë kolektive.”

Kurse, i pyetur se përse rasti i Shqipërisë nuk po ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut duke marrë parasysh veton bullgare në bllokimin e procesit, presidenti KiE nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por theksoi se Shqipëria dhe populli i saj kanë të drejtë të jenë të “paduruar.”

“Isha dje në Berlin, bënë takime me gjitha partitë politike, miti që është krijuar që Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur, është një ushqim për konsum lokal.”

Të ngjashme