Presidenti i NDI-së: Në Kosovë ka frymë të demokracisë

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 12:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Keneth Wollack, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Universiteteve të Akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë.

Keneth Wollack ka thënë se partneriteti i NDI-së me institucionet e Kosovës ka qenë nder i vërtetë.

Ai studentëve u ka treguar historinë e NDI-së dhe themelimin e kësaj organizate, e cila ka bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

“Rreth 100 shtete kanë kaluar në një lloj tranzicioni nga qeveritë autoritare në ato demokratike. Shembull: Afrika. Nga 90 e deri më sot janë një numër prej 50 i liderëve që u larguan dhe treguan fytyrën aktive të Afrikës”, tha Wollack, raporton Ekonomia Online.

Më tej, ai ka shpjeguar sistemin politik nëpër botë dhe mënyrën e veprimit që ka rezultuar me sukses.

“Ne kemi mbi 50 zyra në tëre botën. Ne kemi qenë tepër optimistë ne liberalizimin e sistemit politikë në vende të ndryshme të botës. Demokracia jo doemos shkon nga një triumf në tjetrin. Fillimisht nga vitet e 90-ta ka qenë vala e tretë e demokratizimit, organizatat ndërqeveritare që janë të përkushtuar në qeveri janë rritur. Zërat e pavarura forcat opozitare nuk kanë rezultuar në ndryshim të regjimit”, ka thënë ai, teksa ka folur për demokracinë në botë.

Sipas tij, dështimi i demokracisë po vjen nga autoritarizmi.

“Dështimi i demokracisë është nga sistemi dhe politikanët autoritarë, të cilët nuk lejojnë dhe nuk janë transparent në informim. Polarizimi politik ndrydhet e shtrydhet në të majtë e në të djathtë. Shembull është ShBA-ja”, ka thënë ai, teksa ka përmendur se sfida e demokracisë është teknologjia e re.

Sa i përket Kosovës, Wollack me shaka ka thënë se për aq kohë sa është duke qëndruar në vendin tonë, ka ndjerë frymën e demokracisë.

“Mundesh me pa frymën politike në këtë shtet dhe kjo është pozitive. Kur e shëtit këtë vend e sheh që ky vend është si shtet, nëse nuk e di se qysh ka qenë terreni në këtë anë ti e sheh ndryshimin”, ka thënë ai, duke theksuar se nëse institucionet angazhohen më shumë atëherë të rinjtë do t’i kenë në qendër.

“Kosova po përballet me shumë sfida rajonale sepse jo të gjitha problemet janë të jashtme, janë disa gjëra që mundet me u ndërtua këtu duke ndërtuat një demokraci më të mirë e më të begatshme”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe demokracinë e Kosovës, e cila konsiderohet ende e sapodalë nga konflikti me shtetin serb.

“Njerëzit të cilët e kanë kaluar konfliktin e kuptojnë çka i ka ndodhë atyre. Nëse gratë përfshihen më shumë në politike do të kemi më shumë paqe”, përfundoi Wollack.

Të ngjashme