Presidenti mandaton Haradinajn për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 15:58 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka lajmëruar se ka pranuar propozimin për mandatar të qeverisë nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Thaçi tha se duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, përmes një dekreti ka caktuar Ramush Haradinajn, mandatar për formimin e Qeverisë së re.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme