Presidenti mban fjalimin vjetor para deputetëve të premten

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 15:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që presidenti Hashim Thaçi të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të premten nga ora 13:30, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ditën e premte, në ora 13:30, presidenti u adresohet deputetëve dhe qytetarëve të vendit. Kjo ishte vendimmarrja e sotme, nuk patëm diçka tjetër përveç disa vendimeve teknik”, tha Veseli, për gazetarët.

Në rend dite në këtë mbledhje të kryesisë ka qenë edhe projektbuxhetit për vitin 2018, por nuk ka marrë miratimit të dërgohet në seancë.

Veseli për këtë tha se nuk ka pasur vendimmarrje ngase përderisa pozita ka kërkuar që seanca për buxhetin e vitit tjetër të diskutohet të premten, opozita ishte kundër që të shkelet rregullorja.

“Nuk caktuam seancë se nuk kishim konsensus, sepse pikërisht Avdullah Hoti nuk pranoi që interpelanca të mbahet të premten”.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. Kështu, u kërkua nga grupet parlamentare që të procedojnë sa më shpejtë me propozimin e emrave për kompletimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim dhe  delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore – SEECP.

Të ngjashme