Presidenti pret zyrtaren e lartë të Pentagonit, transformimi i FSK-së s’mund të zgjasë pafundësisht

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 15:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot zëvendës-ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së në sektorin e sigurisë.

Mediet u lejuan të marrin pamje nga takimit, ndërsa nuk pati prononcime.

Por, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit nga Zyra e Presidenti, Thaçi është shprehur se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në.

Ai ka shtuar se FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj dhe tani është një forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë”, citohet të ketë thënë Thaçi.

“Dëshira jonë është që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht”.

Zëvendës-ndihmës Sekretarja, Laura Cooper, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi shtoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë e mirë dhe Kosova mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Po kultivojmë dialog të brendshëm dhe në nivel rajonal, veçanërisht me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Të ngjashme