Presidenti s’e ka përkrahjen e Kuvendit ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 11:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”.

Agron Bajrami, autor i raportit dhe kryeredaktor në gazetën Kohës Ditorë, tha se realiteti momental është presion për mbylljen e dialogut.

Sipas tij, presidenti nuk e ka përkrahjen e Kuvendit të udhëheq dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online

“Ideja është se deri në vitin 2019 thuhet nëpër dokumente të BE që dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje për të dyja palët. Kosova nuk ka ende një konsensus, analiza e thotë se si bazë e kemi nis këtë konstatim që përpjekja që dialogun të udhëheq këtë proces nuk qëndron sepse presidenti nuk ka përkrahje nga shumica parlamentare. Kurse Qeveria aktuale nuk është e gatshme dhe nuk ka ndonjë vullnet të udhëheq këtë dialog njëjtë sikurse qeveritë e kaluara”, tha Bajrami.

“Kemi bërë një propozim që dialogu të ndihmohet nga grupet parlamentare dhe t’iu përgjigjet disa pyetjeve. Në Kuvend do të ndihmonte që të përfundonin me një rezultat për këtë çështje. Pyetja e parë cili do të ishte formati i ri, cilat çështje duhet diskutuar dhe cila është pozita e Kosovës në këtë dialog. Shoqëria Civile me funksion të bashkuar sepse kemi nevojë për një konsensus dhe zëri ynë të jetë më i theksuar”.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së, tha se në dialogun dy palësh ka pasur lëshime të mëdha.

Sipas tij, vetëmandatimi i presidentit për të udhëhequr bisedimit është veprim diktatorial.

“Sa i përket negociatave, ka pas lëshime të mëdha. Në vitin 2017 është vetëmandatuar presidenti për negociatat me Serbinë bile edhe ka mbajtë një takim. Kjo është e rrezikshme sepse vetëm shtete diktatoriale ndodh me pas vetëmandatim”, tha Konjufca.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do ta sfidoj Kosovën me oferta, raporton EO.

“Serbia do të bëjë oferta me qëllim gjoja se ata kanë bërë lëshime e që Kosova do të do të detyrohet të bëjë lakime. Serbia është e gatshme që të ndërroj kushtetutën, pastaj është e gatshme të bëjë njohje të tërthortë të Kosovës që i bien që mos me njoft Kosovën. Por mjafton me pas një ulëse në OKB”.

Avduallh Hoti, shef i grupit parlamentar nga LDK, tha se çfarëdo marrëveshje që arrihet ajo duhet të ratifikohet në Kuvend dhe të kalohet në Qeveri.

Sipas tij, nëse presidenti nuk i përgjigjet Kuvendit është e habitshme që të vazhdoj dialogun.

“Tash së fundi ne po përballemi me një situatë gjetur po shkojmë drejt fazës finale dhe ne si institucione jemi shumë të papërgatitura sepse qeveria është me përgatita që ka pasur Kosova që nga viti 1999. Pastaj qeveria është jo serioze në këtë punë. Presidenti përfaqëson Kosovën brenda dhe jashtë, por nuk i jep kompetenca që të anashkaloj qeverinë dhe kuvendin. Çfarëdo marrëveshje që arrihet ajo duhet të ratifikohet në Kuvend dhe të kalohet në qeveri. Presidenti i cili nuk i përgjigjet Kuvendit është e habitshme që të vazhdoj dialogun. Ne te presidenti shohim një mungesë të përfaqësoj Kosovën në dialog. Ne jemi pro vazhdimit të qeverisë për vazhdim të dialogut”.

Ahmet Isufi, shef i AAK-së në parlamentin e Kosovës, tha se Kosovës i duhet konsensus nacional për dialogun me Serbinë, ngase dialogu ka stagnuar.

“Dialogu ka stagnuar. Dialogu tani me Serbinë duhet të shtrihet në njohjen e drejtpërdrejtë të dy shteteve dhe e dyta duhet që të bisedohet për marrëdhëniet dhe normalizimit të tyre dhe jo për punët e brendshme të Kosovës. Ajo që i duhet Kosovës është një konsensus jo vetëm presidentit Qeverisë dhe Kuvendit, por të gjithë ata që janë aktiv në jetën politike të jenë pjesë e dialogut “.

Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar të NISMA, për Kosovë tha se me dialog mund të ecim përpara.

“Për çka të bëjmë konsensus që të vazhdojnë të flasim me Beogradin. Nëse jemi në përfundim për një konsensus dhe kjo di të thotë që ne jo të gjithë mendojmë bashkë për pakon Kosovës. Pa serbët ne Kosovë ne do të ishim shtet si të gjithë tjerët”, tha Sherifi.

Të ngjashme