Presidenti shpreh ngushëllime Familjes Buzhala për vdekjen e Bashorit

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime Familjes Buzhala për vdekjen e Bashorit. Ka thënë se 72-vjeçari ishte burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raporte me të gjithë.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje”, ka shkruar Presidenti.

Babai i gazetarit Berat Buzhala vdiq sot në orën 13 derisa ishte duke u përballur me COVID-19. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën në Çabiq të Klinës.

Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 11. Juli 2020

Të ngjashme