Presidenti slloven arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 16:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj slloven, Borut Pahor, raporton Ekonomia Online.

Osmani dhe Pahor pritet të diskutojnë për samitin e udhëheqësve në Brdo – Brijuni, më 17 maj.

Procesi Brdo-Brioni është një ngjarje vjetore ku marrin pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky samit u iniciua në vitin 2013 nga presidenti slloven, Pahor dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç.

Kujtojmë që presidenti Pahor vjen në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalur nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha.

Megjithatë presidenti slloven, Borut Pahor ishte deklaruar lidhur me “non-paper” në një konferencë për media para gati një muaj.

“Kudo dhe në çdo kohë kam mundësinë të shpjegoj pozicionin tim në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, unë shpjegoj sa vijon. Së pari, unë mbështes fuqimisht zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor. Së dyti, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një çështje gjeopolitike e kategorisë së parë. Së treti, unë mbështes tezën se, në të gjitha rrethanat, do të ishte më mirë nëse BE vendos të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në një kohë të shkurtër të arsyeshme dhe të rregullojë strategjinë e saj të zgjerimit në përputhje me rrethanat. Së katërti, zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë çështje kohe, jo vetëm e vullnetit politik. Së pesti, zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin perëndimor do të zvogëlojë gjithashtu rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve që nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të rrethanave. Unë i hedh poshtë të gjitha ato ide për ndryshimin e kufijve. Së gjashti, një proces më i shpejtë i përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të forconte ndjeshëm parimin e integritetit territorial të shteteve, të zgjidhte çështjet e tyre bilaterale dhe të forconte ndjeshëm stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës “, kishte thënë Pahor në një konferencë për medie.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe presidenti Pahor do të mbajnë konferencë për medie.

Të ngjashme