Presidenti Thaçi emëroi anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 18:10 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinović , në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, StevanVeselinović, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.

Të ngjashme