Presidenti Thaçi gradon dy Gjeneralmajorë dhe pesë Gjeneralbrigade

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 22:07 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese e ligjore, dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, dhe ministrit të MFSK-së, Rrustem Berisha, bën gradimin e dy gjeneralbrigade në gradën “Gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën “Gjeneralbrigade”.

Presidenti Thaçi, po ashtu, nesër miraton edhe emërimin e pesë gjeneralbrigade në pozitat e mëposhtme:

1. Komandant i Forcave Tokësore, njëherësh edhe Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

2. Drejtor i Departamentit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës;

3. Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

4. Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

5. Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e dorëzimit të dekreteve, do të mbahet të martën, nga ora 11:00, në Zyrën e Presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme