Presidenti Thaçi i dorëzon familjes së Hafir Shalës urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dorëzuar familjes së humanistit dhe veprimtarit, doktor Hafir Shalës, urdhrin “Hero i Kosovës”.

Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se ka Hafir Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës.

Postimi i plotë:

Sot prita familjen e humanistit dhe veprimtarit të shquar, doktor Hafir Shalës, të cilës ia dorëzova urdhrin “Hero i Kosovës”.

Hafir Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme