Presidenti Thaçi i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 22:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës Hashim Thaci ka ka propozuar Kuvendit shpalljen e  gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Ky dekret nesër i dërgohet Kuvendit dhe pritet aprovimi i tij, raporton Ekonomia Online. Këtë lajm presidenti e kumtoi pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Nuk kam menduar ndonjëherë se do të vijë ky moment të deklaroj që sonte jemi të detyruar t’i propozojë kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme përfshin mobilizim e Forcës së Sigurisë. Ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Do ti procedohet nesë Kuvendit”, deklaroi presidenti, duke i cituar nenet e Kushtetutës të cilat ja lejojnë shpalljen e kësaj gjendjeje.

Kjo është hera e parë që Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Fjala e plotë e presidentit Thaçi:

Dëshiroj të ju drejtohem edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me mesazhin edhe institucional dhe njerëzor duke i falënderuar për përgjegjësinë që po tregojnë, në këtë kohë të një rrethane të përjetuar ndonjëherë askund në botë.

Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga Coronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin dhe paraqet shqetësim edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve të ditëve të fundit. Deri tani janë 19 raste. Falënderim deri në përulësi për mjekët, infermierët që si heronj po bëjnë punë të jashtëzakonshme, Policinë e Kosovës, ushtarët dhe të gjithë njerëzit e angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Për të gjithë ne mbi të gjitha është shëndeti, tani ne po përballemi me një të keqe që mund ta kalojmë duke u angazhuar secili në përgjegjësinë e evt,

Dëhsiroj të shpreh besimin tim maksimal për bartësit e institucioneve që janë angazhuar në përballimin e kësaj situate. Realiteti është i hidhur. Pa dashur të ngjallë panik thërras për vigjilencë, ta ndihmojmë dhe ruaj njëri tjetrin me masat dhe këshillat që kanë dhënë institucionet përkatëse.

Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet ti marrim përgjegjësitë ligjore e kushtetuese, do të ishte papergjegjësi injorimi i të gjitha masave or preventivin e një situate të rënduar për gjithë shoqërinë. Ne ballafaqohemi jo me një grip por me një virus vdekjeprurës dhe duhet të angazhohemi më tërë potencialin. Duke e respektuat kushtetutën dhe përgjegjësit morale e njerëzore unë sonte kam thirrur në takim Këshillin e sigurisë Kombëtare, i kam kërkuar kryeministrit ta thërret në bazë të kompetencave të tij, pas kërkesës sime kryeministrit e ka ftuar këshillin bisedë e përgjegjshme dhe konstruktive dhe e marrjes së masave që të mos kemi përsëritje të rasteve të tilla.

Pas konsultave më kryeministrin dhe këshillin e sigurisë kombëtare dëshirojë që të mos eskalojë situata, që të mos ndodhë tejkalimi i kësaj gjendje, kërkohet nga të gjithë të jemi në krye të përgjegjësive ligjore e kushtetuese.

Nuk kam menduar ë ndonjëherë do të vijë ky moment të deklaroj që sonte jemi të detyruar të deklarojmë, në mbështetjet të neneit 84, pika 22 dhe nenit 131 paragrafi 1, 3, 4 dhe 7, neni 11 dhe neni 16 te Ligjit-123, t’i propozojë Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme përfshin edhe mobilizim e tërësishëm dhe maksimal të Forcës së Sigurisë ne te gjithë territorin. Ky dekret po ndodhë për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Për risitë e tjera por edhe masat do të informohen qytetaret gjate ditës se nesërme kur edhe do t’i procedohet kuvendit, për aprovim ose jo.

Të ngjashme