Presidenti Thaçi: Kontributi i Adem Mikullovcit në art, kulturë e politikë do kujtohet gjithmonë

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur, Adem Mikullovci.

Thaçi në dedikimin e tij, thotë se Mikullovci, edhe si aktor por edhe si politikan, çdo herë ishte në shërbim të interesit publik të vendit, njofton Klan Kosova.

”Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij!”.

Të ngjashme