Presidenti Thaçi lirohet në shtëpi pas intervenimit kirurgjik në QKUK (Foto)

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është liruar për në shtëpi pas intervenimit kirurgjik që pati gjatë ditës në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Pas përfundimit të këtij intervenimi, Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional”.

“Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në Facebook, ndërsa ka postuar dhe dy foto, ku shihet i shoqëruar nga i biri, Endriti.

Të ngjashme