Presidenti Thaçi mban konferencë për medie

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Thaçi i ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen dhe ta ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, shkruan ai në Twitter.

“Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”.

Të ngjashme