Presidenti Thaçi mbledh në shtëpinë e tij Ramën dhe liderët kosovarë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 23:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë. Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili e ka publikuar një fotografi nga ndeja.

Nata e së dielës i ka bërë bashkë në një tavolinë udhëheqësit e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket t’i ketë mbledhur në shtëpinë e tij të re, për një darkë me mish e me verë, udhëheqësin e Shqipërisë; kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Ata shihen duke pozuar të buzëqeshur, në një fotografi që e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, në internet, Endrit Thaçi, i biri i presidentit kosovar.

Të ngjashme