Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” në Mal të Zi

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“.

 Ky forum vjetor i nivelit të lartë ka mbledhur këtë vit shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë, të cilat do të diskutojnë për çështje rajonale dhe globale.

 Presidenti Thaçi dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviq, nesër në një diskutim të hapur do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave globale.

 Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme