Presidenti Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Forumi i Paqes në Paris ka filluar mbrëmë me darkën solemne të shtruar nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Para kësaj darke, presidenti Thaçi ka pasur një takim bilateral me presidentin Macron, me të cilin ka biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme