Presidenti Thaçi nuk i refuzoi shqiptaro-amerikanët, përkrah iniciativën e tyre

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte mirëpritur iniciativën e shqiptaro-amerikanëve për një takim virtual me ta dhe me liderët e partive tjera politike.

Nga burime brenda grupit të organizatave shqiptaro-amerikane mësohet se presidenti Thaçi e kishte mirëpritur iniciativën për t’u bashkuar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’i mbështetur proceset në Kosovë.

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e shoqatave shqiptaro-amerikane dhe që presidenti Thaçi ua kishte konfirmuar gatishmërinë për të marrë pjesë në takimin virtual të organizuar prej tyre.

Sipas Zyrës së Presidentit, çdo iniciativë që ka për qëllim krijimin e unitetit politik e ka përkrahjen e presidentit Thaçi, pasi që, sipas tyre, në çdo proces të rëndësishëm, sa herë që kemi qenë unikë, kemi dalë fitimtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme