Presidenti Thaçi nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit (Dokument)

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 16:30 | Nga

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës.

Ai shpërndarjen e legjislaturës së vendit e ka bërë përmes dekretit dhe i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se me 78 vota vota pro dhe 34 kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Pas rrëzimit të Qeverisë vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme