Presidenti Thaçi përkujton ribashkimin e Gjermanisë

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 12:05 | Nga

Presidenti Hashim Thaci, ka pëkujtuar ditën e ribashkimit të Gjermanisë, 27 vjet më parë dhe çlirimin e Evropës nga komunizmi, që sollin orgaznizimin e ri të shtetëve dhe krijimin e Bashkimit Evropian.

“Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi. Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë”, ka shkruar Presidenti në Facebook.

“Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri”, ka shtuar më tej ai.

Presidenti ka përmendur mbështetjen që, sipas tij, Kosova ka pasur nga Gjermania në shtetndërtimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme