Presidenti Thaçi priti drejtoreshën e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 16:30 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur drejtoreshën Regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar drejtoreshën Khan për kontributin e UNICEF-it në Kosovë.

“Jemi mirënjohës për kontributin e UNICEF-it në Kosovë, që nga përfundimi luftës, në përmirësimin e kushteve për jetë, nga shëndeti e deri te arsimimi i fëmijëve. Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor që siguron mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Kemi ndihmuar arsimimin e tyre, duke ofruar libra shkollorë pa pagesë për të gjithë fëmijët, për të garantuar qasjen e të gjithë fëmijëve në arsim”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, Drejtoresha Regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, ka thënë se UNICEF-i është duke punuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve të tëgjitha komuniteteve dhe në të gjithë sektorët.

Presidenti Thaçi i ka ofruar drejtoreshës Khan bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërlidhen me fëmijët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme