Presidenti Thaçi sërish e fton Albin Kurtin për ta mandatuar (Dokument)

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në ftesë takimi është kërkuar të mbahet në ora 20:00.

Aty thuhet se në bazë të nenit 84 dhe nenit 95.1 të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat kushtetues për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Kurti gjatë ditës ka refuzuar ftesën e presidentit me arsyetimin se është jashtë Prishtinës. Takimi ishte parashikuar të ndodhte në ora 13:30.


Të ngjashme