Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e artistit Përparim Tomçini

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së artistit të shquar Përparim Tomçini.

Thaçi shprehet se kompozimet dhe krijimtaria e Tomçinit, ishin frymëzim për shumë gjenerata në të gjitha trojet shqiptare.

”Më pikëlloi ndarja nga jeta e artistit të shquar Përparim Tomçini. Kompozimet dhe krijimtaria e tij artistike ishin frymëzim për shumë gjenerata në të gjitha trojet shqiptare. Për kontributin e madh si artist i dalluar, vitin e kaluar i ndava edhe çmimin “Mjeshtër i Merituar”. Ngushëllime të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve të tij dhe gjithë komunitetit artistik në Shqipëri dhe Kosovë. HTH”

Të ngjashme