Presidenti Thaçi sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 09:44 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot dhe nesër, presidenti Thaçi do të takohet me krerët e shtetit.

Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani më ç\’rast të do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Pas takimit me presidentin Nishani, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ndërkaq gjatë ditës së nesërme presidenti Thaçi do të vendosë kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Ai në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj. Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, ku do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme