Thaçi takon presidentin e BERZh-it Chakrabarti

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.

Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të EBRD-së dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.

“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si Kryeministër i Kosovës dhe si Ministër i Jashtëm, kurse tash kam kënaqësinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe në detyrën e re”, u shpreh Thaçi.

Duke folur për punën e EBRD-së, Thaçi tha se “EBRD ka projekte të rëndësishme për Kosovën” dhe shtoi se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.

Presidenti Chakrabarti e uroi gjithashtu Thaçin për zgjedhjen e tij President i Kosovës dhe e njoftoi për angazhimin e organizatës që ai kryeson në Kosovë.

“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, ka thënë presidenti Chakrabarti.

“Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave”, u shpreh ai

Thaçi vlerësoi përkrahjen e EBRD-së në zhvillimin e Kosovës dhe përkrahu përpilimin e strategjisë së re zhvillimore.

“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm. Do të keni përkrahjen time të parezervë si president”, përfundoi ai.

0ba03670-6326-413e-97c7-094e24900954

Lexo më shumë:

Të ngjashme