Presidenti Thaçi thërret për një votim sa më masiv

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga gruaja Lumnija dhe djali Endritin, votoi në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që po mbahen në vend.

Duke i uruar qytetarët e vendit për këtë proces zgjedhor, presidenti Thaçi inkurajoi qytetarët për një votim sa më masiv.

Ai tha se pjesëmarrja aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme lokale katërvjeçare.

Thaçi më tej shprehu falënderimin e tij për KQZ-në, si dhe për gjithë mekanizmat institucionalë që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

“Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, media, KQZ, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, apo test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidat për asamble, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme