Presidenti Thaçi uron Veselin, fton deputetët për bashkëpunim

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 15:26 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Kadri Veselin për edhe një mandat, Kryetar i Kuvendit. Ai e ka quajtur këtë lajm të mirë dhe hap të domosdoshëm për Kosovë.

Thaçi poashtu ka uruar nënkryetarët për emërimin e tyre duke ju bërë thirrje deputetëve që të bashkëpunojnë në temat që janë më rëndësi për Kosovën.

“Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën. Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend. Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme