Presidenti Thaçi-votuesve: Këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin, dilni votoni

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 10:20 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se këto janë zgjedhje të rëndësishme për vendin. Nga këtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote të dalin në zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Siç tha ai, qytetarët do të vendosin për të ardhmen euroatlantike, zhvillimin ekonomik të vendit dhe për vende të reja të punës.

“Dëshiroj të uroj qytetarët për këtë ditë të rëndësishme. Ftoj të votojnë për të drejtat e tyre, për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës”.

“Për një jetë më të morë për zhvillim ekonomik, për mirëqenie, punësim e të gjitha”, tha presidenti Thaçi.

Në këto zgjedhje marrin garojnë 25 subjekte: 4 koalicione; 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur, raporton EO. 

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është: 1 067 kandidatë për deputetë femra 343 dhe meshkuj 724.

Kurse numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së do të jetë më shumë se 12 mijë e që janë vëzhgues të subjekteve politike, mediet, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe ambasadat e akredituara në vend.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2460191060768759

Të ngjashme