Presidenti Thaçi zyrtarisht e fton Albin Kurtin për ta mandatuar (Dokument)

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 10:56 | Nga Albanë Hajdari

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Takimi do të mbahet në ora 13:30 në kabinetin e presidentit Thaçi.

Në ftesën e presidentit thuhet se në bazë të nenit 84 dhe nenit 95.1 të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat kushtetues për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

“Duke marrë parasysh nenin 95.1 të Kushtetutës dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 27.11.2019, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme