Presidenti Thaqi: Kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaqi ka thënë se është jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi.

Sipas tij, shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë.

Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare. HTH

Të ngjashme