Presidenti Thaqi ndihet krenar me prindërit dhe fëmijët e heroit të kombit Mujë Krasniqi

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaqi sot ka vizituar familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë.

Ai tha se kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë.

Tutje, Presidenti Thaqi ndihet krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit.

Njoftimi i plotë:

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH

Të ngjashme