Presidenti t’i drejtohet Gjykatës Kushtuese për mandatarin e Qeverisë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 08:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar procedura dhe afate kohore të qarta për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mirëpo jo edhe për formimin e Qeverisë.

Kjo ka bërë që pas çdo palë zgjedhjesh në vitet e fundit, Kosova të përfshihet në ngërçe të njëpasnjëshme politike dhe institucionale. Në ngërç politik Kosova është futur pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

E për këtë, njohësi i çështjeve kushtetuese, Kushtrim Palushi në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se Kushtetuta nuk përcakton saktë dhe ka një vakum po çështjen e mandatarit të kandidatit për kryeministër.

 “Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet të   shfrytëzoj këtë për benefit të saj  që të rrijë sa më shumë në qeveri edhe pse në detyrë dhe të shfrytëzoj këtë vakum kushtetues për çështjen e afatit. Presidenti në rast se vepron dhe  përkundër që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka sjell një dhe presidenti  sjell një vendim të ri që i kërkon Lidhjes Demokratike të Kosovës një mandatar tjetër atëherë këtu do të kemi një çështje kushtetuese e cila me doemos do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”.

“…do të ishte në dorën e Gjykatës Kushtetuese mandej të sqaroj se a ka dispozita kushtetuese afat, nëse nuk ka afat çfarë afati duhet ët jetë, a do ta caktoj Gjykata Kushtetuese një afat a do të jetë një afat i arsyeshëm, 30 ditë apo 15 ditë, në cilin do rast edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe presidenti cila do palë që do të veprojë apo do të mosveprojë do të mund të krijohej një momentum i ri për një mendim të ri  të Gjykatës Kushtetuese që të sqaroj çështjen e afatit”.

Palushi më tutje shprehet se kjo është një mundësi e mirë për presidentin e vendit Hashim Thaçi që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur nëse ka dispozitë ligjore për afatin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Kjo është një mundësi e mirë qoftë nëse Lëvizja Vetëvendosje e zhargon deri në pafundësi mandatimin e një kandidati të ri atëherë presidenti do të mund ti drejtohej ndoshta Gjykatës Kushtetuese me pyetje për këtë dispozitë ligjore, se a ka afat  dhe në rast se jo çfarë afati duhet të ketë”.

Palushi thotë se kushtetuta ka nevojë të rishikohet qoftë për këto interpretime apo edhe në rast të një marrëveshje eventuale me Serbinë.

“Kjo tregon se kushtetuta ka nevojë të  rishikohet dhe në lidhje me këtë partitë politike është me rëndësi që të ulen dhe të dakordohen për një rishikim eventual të Kushtetutës”.

“Nëse jo sot atëherë një rishikim i tillë do të  mund të bëhej edhe në rast se kemi një marrëveshje finale me republikën e Serbisë, në të cilin do të duhej që ajo marrëveshje duhet të reflektoj edhe ne sistemin kushtetues ligjorë në Kosovë, në rast se ka një marrëveshje të paqes ose hipotetikisht ka një marrëveshje për çështje të  territorit”.

Të ngjashme