Presidentja e Kosovës nesër pret me ceremoni shtetërore presidentin kroat

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremonitë më të larta shtetërore.

Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.

Presidenca ka njoftuar se pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme