Presidentja e vendit uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë për përvjetorin e 31 të Bashkimit.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “Në këtë ditë, 31 vjet më parë, ju i demonstruat botës fuqinë e unitetit mbi ndarjen dhe dërguat një mesazh të fortë mbi rëndësinë e solidaritetit dhe tolerancës”.

Ndërkaq postimin e ka përmbyllur duke shkruar “Kosova iu bashkohet në promovimin e këtyre vlerave në rajon dhe më gjerë”.

Të ngjashme