Presidentja flet për “Sunny Hill”

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Pasi përfundoi drama njëjavore dhe pasi Qeveria u mor vesh me “Sunny Hill”-in, presidentja Vjosa Osmani ka bërë një reagim, në të cilin i uron mirëseardhje Dua Lipës.

Sot, pasi u njoftua se palët kanë arritur të dakordohen dhe “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, presidentja Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj në Prishtinë.

“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme