Presidentja hungareze: Vizat të hiqen sa më shpejt, me Serbinë të gjeni kompromis

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Hungarisë, Katalina Novak, tha se shteti i saj do ta mbështes Kosovën që sa më parë të hiqen vizat, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas takimit me presidenten Vjosa Osmani shtoi se të dyja diskutuan për sfidat si gra politikane e si nëna, por edhe për sfidat që e preokupojnë rajonin.

Sa i përket dialogut ajo tha se ky proces duhet që ët vazhdohet dhe se duhet të gjendet kompromis ndërmjet palëve.

Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.

“Është takim mes presidentësh dhe të përbëshim pozitat tona si gra. Jemi këtu edhe si nëna, është e mundur të balancosh pushtetin me të qenit nënë. Sa i përket sfidave politike diskutuam dhe nuk dua të shmang problemin e luftës në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka pasur ndikim në Kosovë dhe Hungari”.

“Do të bëjmë çdo gjë për të siguruar energjinë. Për paqen dhe sigurinë në kontinent na duhet edhe paqja. Mbështesim proceset euroatlantike. Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi që ta përshpejtojmë liberalizimin e vizave dhe duam të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur”.

“…sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd duhet të vazhdohet dhe palët negocuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe ta ruajnë paqen e këtij rajoni. Roli i tyre është të gjeni kompromis. Integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhja afatgjate”.

LEXONI EDHE:


Të ngjashme