Presidentja i përgjigjet Listës Serbe që i tha se është e padëshiruar në veri: Janë instrument i Vuçiqit, qëllimi i tyre – tensionimi

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 17:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur ashpër Listës Serbe, duke e quajtur si instrument të presidentit serb, Aleksandër Vucic në Kosovë.

Pas paralajmërimit të Presidentes se do ta vizitojë veriun e vendit, ka pasur një reagim nga Lista Serbe të cilët kontrollohen nga Beogradi, janë shprehur kundër vizitës me arsyetimin se “nuk e shohin si presidenten e tyre”.

“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën…. Askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës”, thuhej në komunikatën e Listës Serbe.

E ndaj kësaj komunikate ka reaguar ashpër Vjosa Osmani, e cila ka thënë se është presidente e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim si dhe Komandate Supreme.

Ajo tutje e ka quajtur Listën Serbe si instrument të Vuçiqi që nuk punon në interesa të qytetarëve serb në Kosovë. Por që është shndërruar si interes i grupeve kriminale që janë në listën e zezë të ShBA-së.

“Lista Serbe është më së paku në interes të qytetarëve serbë në Kosovë, është shndërruar në interes të grupeve kriminale që janë në listën e zezë të Serbisë”.

“Qytetarët serbë në Kosovë nuk frikohen nga unë, por nga organizatat kriminale që po i mbajnë peng që të krijohen tensione në stilin e Putinit. U bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e propagandave që burim kanë Putinin”.

“Lista Serbe nuk interesohet që t’i shtyjë përpara interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe është instrument i Vuçiqit. Kërcënimi i tyre dëshmon se qëllimi i tyre nuk është paqja, por tensioni dhe dhuna. Përgjigja e jonë e vetme është sundimi i ligjit”, tha Osmani

Të ngjashme