Presidentja Osmani: Apel qytetarëve të vaksinohen, ndryshe mund të rrezikohemi nga varianti Delta

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një shkrimi në facebook apelon të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse është rritur numri i të infektuarve me variantin Delta.

Andaj, ajo tha se vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.

Njoftimi i plotë:

Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet.Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë!Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi!Vaksinohuni!

Të ngjashme