Presidentja Osmani: Avancimi i Agjendës së Gjelbër ndihmon në zhvillimin e vendit

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 18:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani në edicionin e katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2021, tha se politikat e Kosovës duhet ta kenë synim avancimin e Agjendës së Gjelbër, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani tha se orientimi kah Agjenda e Gjelbër ndihmon në zhvillimin e vendit.

“Jam sot këtu për dy arsye, për të ju konfirmuar që do të kenë mbështetjen time për avancimin e agjendës së gjelbër dhe e dyta duhet të punojmë së bashku. Ne flasim për rritjen ekonomike, për të rrit bruto produktin por debati është fokusuar të sasia e jo të cilësia, por nuk mund të vazhdojmë kështu. Unë nuk pretendoj që të zë vendin e ekspertëve por të duash vendin tënd është më mirë, qe pasuritë natyrore janë të mbrojtura, të luftosh për ajër të pastër. Kaq mjafton që secili prej nesh t’i sheh gjërat ndryshe. Qytetarët tanë kanë brenga të shumta, sepse për qytetarët tanë këto tema duken jo të afta. Të flasësh për agjendën e gjelbër nuk mund të jetë diçka që bëhet në mënyrë selektive sepse kjo është e ardhmja”.

“Bankat janë orientuar kah energjia e gjelbër, orientim i zhvillimit është kah agjenda e gjelbër dhe të jenë synim i politikave tona në vend”, tha Osmani.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria duhet ta forcojë legjislacionin ekzistues për implementimin efektiv të çështjeve mjedisore.

“Pse menaxhimi i mbeturinave është i vështirë, pse nuk po ndodhë riciklimi, këto çështje duhet të merren parasysh. Qeveria duhet ta forcojë legjislacionin ekzistues për implementimin efektiv. Par është prioritet për BE-në që të kenë një ekonomi konkurruese kjo nënkupton mbrojta dhe e shëndetit të qytetarëve nga impakti mjedisor. Pra ky ndryshim mund të jetë efektiv nëse të gjithë marrin ndryshime”.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, ka inkurajuar komunat që të largojnë deponitë e mbeturinave.

“Shumë shtëpi kanë përfituar nga fertilizuesit natyral, bashkëpunimi gjermano-kosovar dhe do të kisha inkurajuar komunat në Kosovë që t’i largojnë edhe deponitë e tjera që ekzistojnë. Suksesi i kësaj çështje është e dukshme dhe mbledhja e mbeturinave ka pasur rritje deri në përqindje të mëdha”.

Të ngjashme