Presidentja Osmani: Data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 19:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se data e zgjedhjeve komunale do të mbetet 17 tetori, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se kjo është për keqardhje, pasi rekomandimi i IKSHPK-së thotë ndryshe. Mirëpo siç thotë ajo, për shtyrje të zgjedhjeve nuk kishte konsensus.

Tutje, ajo ka thënë që nëse ka rritje të rasteve me Covid-19, do të ketë sërish takime për të diskutuar për këtë çështje.

Presidentja Vjosa Osmani iu është kundërpërgjigjur partive opozitare lidhur me ftesat e subjekteve politike në takimin konsultativ që mbajtën me të, duke thënë se ajo vendosë kënd ta ftojë.

“Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKShPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje. Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë. Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtoj me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta fus në kontroll situatën”.

“Sa i përket pjesëmarrjes së zonjës Gërvalla dhe Kusari është standard që është ndërtuar edhe si presidente në detyrë dhe i kam ftuar përfaqësuesit e qytetarëve në Parlament. Janë ftuar edhe partitë nga pakicat. Unë kam ftuar edhe partitë boshnjake. Dhe unë vendosi se kë duhet ta ftoj si kryetare e shtetit”.

Gjatë konferenës, presidentja tha se ky takim ka demaskuar ata që përhapin propagandë.

Të ngjashme