Presidentja Osmani dënon vendimin e Putinit për t’i aneksuar tri regjionet ukrainase

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar vendimin e homologut të saj rus, Vladimir Putin, i cili i ka nënshkruar dekretet për t’i aneksuar tri regjione të Ukrainës.

“Rrëmbimi ilegal i tokës nga ana e Putinit në territorin ukrainas i bazuar në ‘referendume’ mashtruese dhe përdorimi i forcës janë shkelje absolute e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Rusia dhe përfaqësueset e saj janë kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe kjo duhet të ndalet dhe të sanksionohet edhe më shumë”.

“Kosova dhe aleatët demokratë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën”.

Të ngjashme