Presidentja Osmani e prezanton Kosovën në 60 sekonda

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka publikuar një video ku prezantohen bukuritë e Kosovës brenda 60 sekondash.

Videoja është realizuar nga Fitim Sopjani.

Osmani tha se aty shihet trashëgimia jonë historike, bukuritë mahnitëse, e deri tek rruga evropiane e Kosovës.

“Një udhëtim magjepsës nëpërmjet syrit të Fitim Sopjanit. Nga trashëgimia jonë historike, bukuritë mahnitëse natyrore e deri te rruga jonë evropiane!”- tha Osmani.

Të ngjashme