Presidentja Osmani fotografohet me Bidenin: Miqësi e përhershme me ShBA-në

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Osmani e ka publikuar fotografinë në Facebook, derisa krahas saj ka shkruar se miqësia me SHBA-në vazhdon të jetë e palëkundur.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.

Osmani po qëndron këto ditë në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme.

Të ngjashme