Presidentja Osmani: Në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri i popullit tonë

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, tha se në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri i popullit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Të paktë njerëzit sikur i ndjeri Joseph Robinette “Beau” Biden III (i treti), të cilët e kanë shfaqur aq fuqishëm këtë përkushtim ndaj vendit dhe shërbimit për të”.

“Sundimi i Ligjit, siç e dini, nuk është vetëm temë e rëndësishme për mua, por diçka së cilës ia kam kushtuar gjithë karrierën time profesionale. Kjo është një temë kaq e rëndësishme për mua ngaqë besoj se duhet të jetë synim i yni i përhershëm e t’i përcaktojë veprimet tona, meqë ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë. Unë besoj se sundimi i ligjit është parakushti themelor për suksesin tonë si vend”.

“Zoti President, më lejoni t’jua them juve dhe gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara ‘Kosova është edhe shtëpia juaj’. Flamujt amerikanë do të vazhdojnë të valëviten lart dhe me krenari në të gjithë Republikën e Kosovës, kjo është mënyra jonë për të treguar mirënjohjen tonë për mbështetjen që ju na keni dhënë përmes njerëzve si Beau dhe çdo qytetari tjetër të Shteteve të Bashkuara, që ka kontribuar për sigurinë dhe shtetësinë tonë”.

“Në momente të vështira, familja Biden u ka dhënë dritë popullit tonë”.

Pastaj, Presidentja Osmani, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, për Beaue Biden, djalin e Presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Kosnett tha se Amerika do t’i qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës.

Tutje, ambasadori amerikan tha se mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të punoni për të ardhmen.

“Është një nder për ta pranuar këtë mirënjohje në emër të presidenti i Biden. Beau Biden ka prezantuar mentalitetin më të mirë, ai e ka ditur se për të ecur përpara duhet bashkëpunim me shtetet dhe t’i mbështesim shtetet tjera. Amerikanët e respektojnë udhëtimin e Kosovës, pasi që ty dy shtete e kemi synimin  njëjtë të ofrojmë barazi dhe drejtësi. E di që Kosova është e gatshme të ndërtojë një shoqëri ku të gjithë do të kenë mundësi të barabarta. Tani si asnjëherë tjerët e gjithë bota po përballet me probleme të njëjta si ngrohja globale, korrupsioni e shumë të tjera. Mënyra më e mirë për ta nderuar Beau është që të punojmë në rregullimin e problemeve. Amerika do të ju qëndroj përkrahë gjithmonë”.

No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme