Presidentja Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Zyra e Presidencës e ka konfirmuar për Ekonomia Online.

“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data e zgjedhjeve lokale”.

Tutje mësohet se nga ora 17:00, Osmani do të takohet me përfaqësuesit e AAK-së.

“Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, ka thënë tutje ky burim brenda presidencës.

Të ngjashme