Presidentja Osmani nesër shkon në Junik, prezent edhe Ilir Meta

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Të hënën duke filluar në orën 12:30, Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.

Ndërkaq, në orën 12:50, presidentja Osmani Sadriu, së bashku me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.

Siç njofton Zyra e Presidencës, në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Vendi do të jetë te shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, Junik.

Të ngjashme