Presidentja Osmani nuk e fton në takim Limajn

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, nuk e ka ftuar në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ani pse takimi i presidentes ka qenë me liderë të partive politike dhe prezentë në takim kanë qenë edhe Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa dhe Donikë Gërvalla nga Lista “Guxo”, Osmani një ftesë të tillë nuk e ka bërë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Këtë e ka konfirmuar vetë Limaj në një bisedë për Gazeta Blic.

Ai tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga presidentja Osmani.

“Jo nuk kam pasur asnjë ftesë nga ana e presidentes. Prandaj nuk kam qenë në takim”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Të ngjashme